image Një ditë para takimit të Brukselit, Serbia thotë se do të insistojë për krijimin e Asociacionit

Politikë

Një ditë para takimit të Brukselit, Serbia thotë se do të insistojë për krijimin e Asociacionit

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Simon Geissbühler.

Sipas mediave serbe, ai e njoftoi zyrtarin zviceran për rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq citohet t’i ketë thënë Geissbühlerit se pala serbe do të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij është shtatë vjet e gjysmë me vonesë, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/