image Një ditë para se të jepte dorëheqje, Thaçi fali pesë persona të dënuar

Kosovë

Një ditë para se të jepte dorëheqje, Thaçi fali pesë persona të dënuar

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerrë një dekret për lirimin e pesë personave të burgosur në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Ky dekret nga ana e tij ishte nxjerrë një ditë para se Thaçi të jepte dorëheqje nga posti i presidentit për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Personat që ishin të dënuar dhe më pastaj iu falën dënimet janë: Ilir Morina, Veton Gjoshi, Bekim Sylaj, Shpresim Uka dhe Safet Haliti.

Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit më 4 nëntor të këtij viti.

/Gazeta Sinjali/