image Një ditë para nisjes së presidentit për në Hagë, këshilltari i Thaçit tregon se çfarë duhet të bëjë Specialja

Politikë

Një ditë para nisjes së presidentit për në Hagë, këshilltari i Thaçit tregon se çfarë duhet të bëjë Specialja

news image

Rrustem Mustafa, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Gjykata Speciale duhet t’i myllë të gjitha të pavërtetat e prodhuara mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar për “të vërtetën që po vjen”, ish-komandanti i UÇK-së ka bërë një renditje të ngjarjeve që sipas tij e kanë sjellë Gjykatën Speciale.

“Gjykata Speciale duhet t’i mbyllë gjithë ato të pavërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i tij:

E vërteta që po vjen…

Gjykata Speciale duhet t’i mbyllë gjithë ato të pavërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…

UÇK duke fituar përkrahjen me aleancëen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orientoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes…

Periudha pas çlirimit, po ashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.

Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.

Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale, ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligën. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10219559319666900&set=a.10201624137058544&type=3&theater