image Një autobus përfshihet nga flaka në Prishtinë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Një autobus përfshihet nga flaka në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Një autobus i linjës “6A”, është përfshirë nga flakët sot rreth 13:30 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në një autobus të linjës 6A fillimisht ka filluar të dalë tym, shoferi posa e ka parë i ka zbritë të gjithë udhëtarët edhe pastaj ka marrë edhe pak flakë siç duket. Më vonë është lokalizuar, nuk ka të lënduar. Policia ka qenë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Pamje nga ky incident janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ku shihet se zjarrëfiksit tentojnë ta ndalojnë tymin./Gazeta Sinjali/