Skender Gashi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pritet të shpallë kandidaturën për kryetar të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.
Gashi thotë se arsyeja e shpalljes së kandidaturës është se LDK viteve të fundit ka pësuar një rënie të madhe dhe ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, në krye të këtij subjekti politik duhet të vijnë njerëz që kanë identitet, integritet, karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës dhe zgjidhjen e çështjeve politike, ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vjet.
“Duke parë veten si një personalitet me identitet të pastër familjar e kombëtar, e shoh të arsyeshme që të jem në krye të LDK dhe besoj që shpejt LDK do ta kthejmë në vendin ku ka qenë si parti e parë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Të nderuar miq,dashamirë,votues dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nga sot do të shpallë kandidaturën time zyrtare për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Arsyeja e shpalljes së kandidaturës sime është se LDK viteve të fundit ka pësuar një rënie të madhe dhe ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të denjë dhe besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova,që nuk u larguan nga Fryma Rugoviane as në kohët më të vështira të trashëguar nga Dr.Ibrahim Rugova.
Në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijnë njerëz që kanë identitet,integritet,karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës,dhe zgjidhjen e çështjeve politike,ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vite .
Duke pare veten si një personalitet me identitet të pastër familjar e kombëtar,e shoh të arsyeshme që të jem në krye të LDK , dhe besoj që shpejtë LDK do ta kthejmë në vendin ku ka qenë si parti e parë në Kosovë .
Nëse unë vi në krye të LDK , LDK do të dale përsëri Partia e Parë ose e dytë. Në zgjedhjet locale që mbahen në të ardhmen do ta kthej LDK në rreth 22%. Në zgjedhjet nacionale do ta kthej LDK në 27%.
Këto janë objektivat e mia , që me punën dhe bagazhin tim që kam dhe me menaxhimin e duhur që e kam që nga vitet 92-93, ku jam I angazhuar në çështjen politike si Brenda Kosovës dhe në diasporë.
Suksesin mund ta arrijmë me një ekip të pastër,konkret dhe unifikues. Unë jam në kontakt të përditshëm me të gjithë përkrahësit e LDK,në Kosovë dhe diasporë.
Kandidaturën nuk e ndiej si privilegj, por si obligim kombëtar që kemi ndaj proceseve aktuale politike në Shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/