image Një adoleshent vritet nga policia ruse për goditje me thikë të oficerit në rajonin e mbizotëruar nga myslimanët

Botë

Një adoleshent vritet nga policia ruse për goditje me thikë të oficerit në rajonin e mbizotëruar nga myslimanët

news image

Një adoleshent është qëlluar për vdekje nga policia ruse në një rajon me shumicë myslimane të Premten. Incidenti u raportua nga policia ruse që ka pretenduar se adoleshenti u qëllua për vdekje si një veprim mbrojtës, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është një djalë 16 vjeç i cili dyshohet se po përpiqej t’i vinte flakën një stacioni policie. Ndërsa, pas ndërhyrjes nga policët lokalë, ai goditi me thikë një oficer policie në detyrë, dhe më pas u qëllua për vdekje në atë moment.

Ky incident ndodhi në një rajon dominues mysliman të Tatarstanit. Ai nuk është identifikuar nga autoritetet lokale dhe mediat, deri më tani.

Një hetim ka filluar në këtë çështje nga policia ruse dhe së shpejti do të ketë detaje.

Incidenti rus ka ardhur disa orë pasi një sulm terrorist që ndodhi në qytetin e Francës, Nice, ku një burrë sulmoi vendasit pranë një kishe dhe i preu kokën një gruaje. Disa të tjerë u plagosën, dhe tre viktima në total humbën jetën. /Gazeta Sinjali/