Në mëngjesin e sotëm u raportua se një vajzë 9-vjeçare u kafshua nga qentë endacakë në rrugët e Prishtinës. Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti ka reaguar duke thënë se ka tri vite që i ka kërkuar strategji qeverisë për këtë punë.
Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se Komuna e Prishtinës, ka shpenzuar më së shumti për trajtimin në përpikmëri të Ligjit për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve.
‘Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv”, ka shkruar Ahmeti./ Gazeta Sinjali/