image Një 71-vjeçar shkel me kamion nëntë të pastrehë në SHBA, 3 prej tyre vdesin

Botë

Një 71-vjeçar shkel me kamion nëntë të pastrehë në SHBA, 3 prej tyre vdesin

news image

Së paku tre të pastrehë kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi që u goditën nga një veturë që i shkeli në trotuar në qendër të qytetit të San Diegos, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

71-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin u përpoq që t’u jepte ndihmë dhe u identifikua tek oficerët e policisë.

Shefi i policisë, David Nisleit, në një konferencë për shtyp tha se ai është ndaluar dhe po hetohet për ngjarjen, teksa shtoi se ai ishte bashkëpunues dhe nuk u përpoq të ikte nga vendi i ngjarjes.

Shefi i zjarrfikësve tha se tre persona vdiqën në vendin e ngjarjes gjersa të paktën dy persona që u dërguan në spital ishin në gjendje kritike.

Ndryshe, ngjarja ndodhi kryesisht në një tunel në qendër të qytetit nën një nënkalim ku Nisleit thotë se shumë njerëz po kërkonin strehim nga shiu./Gazeta Sinjali/