image Një 38-vjeçar vdes pasi bie nga kati i pestë në Gjakovë

Kosovë

Një 38-vjeçar vdes pasi bie nga kati i pestë në Gjakovë

news image

Një 38-vjeçar ka vdekur pasditen e sotme pasi ka rënë prej katit të pestë nga një ndërtesë ku po punohej në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Selman Riza”, derisa i ndjeri mësohet se ishte nga Malisheva.

Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër nga kati i V-të. Në vendngjarje kanë dalë autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, njofton Policia në Gjakovë.

/Gazeta Sinjali/