image Një 35-vjeçar shqiptar gjendet i varur në pemë

Botë

Botë/ Një 35-vjeçar shqiptar gjendet i varur në pemë

news image

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në Milano të Italisë.

Pjesëtarët e policisë e kanë gjetur 35-vjeçarin të varur në një pemë, ku ka qëndruar aty deri mbasditen e së dielës.

Sipas policisë, identifikimi se viktima ishte shqiptar u bë përmes dokumenteve që 35-vjeçari kishte me vete.

Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si unazë martese.

Rasti po hetohet si vrasje apo vetëvrasje e mundshme.