image Një 33 vjeçar humb jetën nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Një 33 vjeçar humb jetën nga COVID-19 në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar për 229 raste të reja me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërsa gjatë këtyre orëve janë raportuar edhe katër persona të vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Një 33 vjeçar nga Malisheva ka qenë viktima ma e re e këtij virusi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

/GazetaSinjali/