image Arrestohen dy nga të dyshuarit që rrëmbyen dhe e rrahën 33-vjeçarin nga Drenasi

Siguri

Arrestohen dy nga të dyshuarit që rrëmbyen dhe e rrahën 33-vjeçarin nga Drenasi

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rrëmbimit që ka ndodhur dje në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, ku tre persona dyshohen se kanë rrëmbyer një 33-vjeçar, të cilin e kanë dërguar në një shtëpi, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy nga tre të dyshuarit, të cilët dyshohen se për shkak të një borxhi, e kishin rrëmbyer dhe rrahur 33-vjeçarin.

Policia e Kosovës ka njoftuar dy të arrestuarit janë E. S., 24 vjeç dhe Gj. S., 55 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Viktima, mashkull, 33 vjeç, pasi ishte rrëmbyer nga të dyshuarit ishte dërguar në një lokacion në komunën e Lipjanit, me ç ‘rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kanosjes.

“Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.”

Dyshimet janë ngritur për veprat “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim trupor”, si dhe “Kanosje’”, thuhet në komunikatën e PK-së./GazetaSinjali/