image Një 11-vjeçar bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Siguri

Një 11-vjeçar bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

news image

Një fëmijë i moshës rreth 11 vjeç ka rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, pasditen e sotme rreth orës 16:00, raporton Gazeta Sinjali.

Ai është nxjerrë nga liqeni, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, për t’u transferuar pastaj në QKUK.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga policia e rajonit të Mitrovicës.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informacion se në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, një fëmijë i moshës 11 vjeçar, është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Fëmija me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Nga policia kanë bërë të ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin./Gazeta Sinjali/