image Nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit rrezikojnë të rriten

Botë

Nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit rrezikojnë të rriten

news image

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom ka paralajmëruar se nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit “rrezikojnë të rriten” pasi sistemet në vend për të monitoruar rrezatimin nuk po funksionojnë.

Nuk ka të dhëna për gjendjen aktuale të ndotjes nga rrezatimi të mjedisit të zonës së përjashtuar, gjë që e bën të pamundur përgjigjen adekuate ndaj kërcënimeve”, tha kompania në një deklaratë.

Centrali, i cili ishte skena e aksidentit më të keq bërthamor në botë në 1986, u mor nga forcat ruse më 24 shkurt, shkruan SkyNews.

Vetëm disa ditë më vonë, forcat e Kremlinit sulmuan centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili shtrihet në qytetin juglindor të Enerhodar, duke shkaktuar një zjarr të madh.

/GazetaSinjali/