Koalicioni e “Zeza mbi të Bardhën”, ka dorëzuar sot në Kuvendin malazez nismën për votëbesimin e Qeverisë.
Kjo iniciativë është nënshkruar nga anëtarët e këtij koalicioni që përbëhet nga Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Boshnjake (BS), Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe disa anëtarë të partisë demokratike socialiste (DPS), shkruan Vijesti.
Në mesin e nënshkruesve nuk janë deputetët e Malit të Zi Demokratik, të Frontit Demokratik, të Partisë Popullore Socialiste (SNP).
Në një konferencë për media me 17 janar, koalicioni “E zeza mbi të bardhën” ka propozuar një model të një qeverie të pakicës./GazetaSinjali/