Koalicioni NISMA-AKR-PD ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në sallën 1 tetori, në Prishtinë.
Kandidati i këtij koalicoioni për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se ky koalicion do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.
“Koalicioni NISMA-AKR-PD, do të jetë befasia e 6 tetorit”, tha Limaj.
Ai para mijëra simpatizuesve tha se lehtë është me dashtë Kosovën vetëm kur të dhemb, por Kosovën sipas tij duhet me dashtë edhe kur duhet të sakrifikohet për të.
“Dëshmia më e mirë jeni ju këtu që në mënyra solemne po e hapim sot fushatën. Ky koalicion do të jetë befasia spektakulare e këtyre zgjedhjeve. Koalicioni ynë do të jetë befasia e 6 tetorit, ku Kosova do të marrë një drejtim tjetër. Po fillojmë këtë fushatë për t’i dhënë një ndryshim vendit tonë. Si asnjëherë më shumë Kosova ka nevojë për njerëz, të cilët kanë dëshmuar se e dojnë atë. Keni dëgjuar disa pishpirika duke thënë sa e dojnë Kosovën. Ata edhe kur t’i shihni ngrohtë atje mirë pa asnjë telashe se kursejnë fjalën se kush e do vendin. Dallimi ynë me ta është se nuk ka as një gjë më të shenjtë më shumë se familja e kur e ka lyp Kosova ne e kemi sakrifiku familjen për t’i shërbyer Kosovës. Edhe ne kemi pas zgjedhje dikur kemi mund të zgjedhim familjen apo vendin, por gjithmonë kemi zgjedhë atdheun”.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor./Gazeta Sinjali/