“Ditari” është filmi i parë i zhanrit horror në Kosovë, që vjen si rezultat i një pune dhe përkushtimi katërvjeçar.
Me regji të Liridon Beqirit, filmi përshkruan historinë e disa të rinjve, të cilët një natë vendosin të dalin në kamping, në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, por me një mister të tmerrshëm.
Asnjëri nga personazhet nuk është në dijeni se kush dhe çfarë e ruan atë shtëpi. Pasi “Ditari” vendos për pronarin, aty gjithçka do të ndryshojë.
Derisa është përfunduar 70 për qind të filmit, për të përfunduar tërësisht, si kurrë më parë stafi realizues ka nevojë për mbështetje të mëtutjeshme financiare, por edhe nëse nuk do të ketë këta të rinj, nuk do të ndalen.
“Ditari” do të shfaqet në kinema në muajin tetor të këtij viti./Gazeta Sinjali/