image Nisin hetimet për vdekjen e të burgosurit në QKUK

Siguri

Nisin hetimet për vdekjen e të burgosurit në QKUK

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për vdekjen e një të burgosuri me inicialet S.B., 61-vjçar, në Klinikën e Pulmologjisë në ShSKUK.

Lidhur me këtë rast policia ka filluar hetimet dhe njofton se trupi i pajetë është dëguar për obduksion.

Nga QKUK është njoftuar se një mashkull ka ndërruar jetë, i njëjti ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc dhe ishte duke u trajtuar në Repartin e Pulmologjisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike.

Pas keqësimit të gjendjes, më datë 5 të këtij muaji, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në ShSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. /GazetaSinjali/