image Nisin hetimet për vdekjen e djalit të Ikballe Hudutit

Siguri

Nisin hetimet për vdekjen e djalit të Ikballe Hudutit

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se ka ndërruar jetë djali i Ikballe Hudutit, Ahmed Huduti. Ndonëse, ajo shkroi se i biri i saj vdiq si pasojë e infektimit me COVID-19, Sinjali mëson se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

Rasti i vdekjes së tij është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të policisë, ku bëhet e ditur se është hapur rasti “Hetim i vdekjes” dhe se trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia bën të ditur se Ahmedi u gjet pa shenja jete mbrëmë rreth orës 19:10, në shtëpinë e tij, në rrugën “Agim Çavdërbasha”.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton policia./Gazeta Sinjali/