image Nisin hetimet ndaj yllit të Manchester Cityt për racizëm ndaj shokut të skuadrës

Futboll

Sport/ Nisin hetimet ndaj yllit të Manchester Cityt për racizëm ndaj shokut të skuadrës

news image

Racizmi në futbollin anglez është një çështje shumë e ndjeshme dhe rikthehet si temë aktuale në thuajse çdo sezon me veprime kontroverse të tifozëve dhe futbollistëve.

Një i tillë së fundmi ka përfunduar në shënjestrën e federatës angleze dhe organeve disiplinore për shkak të sjelljes së pahijshme, edhe pse asgjë nuk është regjistruar në fushë.

Mjaftoi një postim në rrjetet sociale në profilin zyrtar të Bernardo Silvës, për ta vendosur mesfushorin teknik të Mancester Siti në qendër të sulmeve të tifozëve, por mbi të gjitha në qendër të cështjes së hapir nga disiplina. Silva preferoi të bëjë shaka me një foto të francezit Benxhamin Mendi’ kur ishte fëmijë, por nëse shoku i skuadrës e kuptoi, kjo nuk ndodhi me mijëra të tjerë.

Fotoja e Mendi’ në krah të një marke të njohur çokollatash  dhe pyetja publike mbi personazhin, mun d ti kushtojë portugezit një pezullim dhe gjobë të majme.

Bernardo Silva akuzohet për dhunim të rëndë të rregullave të FA dhe do të paraqitet në komision para 9 Tetorit.