Mërgimtarët, të cilët ishin të paktë në numër që vizituan Kosovën këtë vit, tashmë kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.
E disa fotografi të dërguara nga ata tregojnë se si një mërgimtar kishte marrë disa thasë me speca dhe ishte nisur nga Kosova për në Gjermani, mirëpo është ndaluar në pikën kufitare në Hungari. Aty është detyruar t’i hedhë ata në shportën e mbeturinave.