image Nisen nga Italia, autobusi me disa kosovarë mbesin të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci

Kosovë

Nisen nga Italia, autobusi me disa kosovarë mbesin të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci

news image

Një autobus i cili është nisur nga Italia me destinacion për në Kosovë, ku brenda tij ndodhen edhe 12 kosovarë, ka mbetur në kufirin Slloveni-Kroaci.

Zyra për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje për t’u bërë një zgjidhje këtyre qytetarëve.

“Austobusi i nisur nga Italia drejt Kosovës është bllokuar në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, ngase kompania ka organizuar udhëtimin pa kërkuar leje nga institucionet e Kosovës dhe pa pasur asnjë njohuri për masat që janë në fuqi kundër pandemisë, në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte tranzit”, njofton Zyra për Media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Në autobus ndodhen rreth 12 shtetas të Kosovës, ndërsa të tjerët janë shtetas të vendeve të rajonit”.

Gjithashtu bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme se autobusi ka mbetur në kufi për shkak se Koracia po kërkon që udhëtarët t’i kenë të gjitha dokumentacionet e rregullta.

“Institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje për t’u bërë një zgjidhje, mirëpo Kroacia kërkon që udhëtarët të kenë dokumentacionin e rregullt (vizë tranzit ose Schengen), ndërsa Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë, prej nga janë nisur udhëtarët, ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19”.

Më tutje, MPJD-ja ka njoftuar qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës e dëshirojnë të kthehen të mos nisen pa pasur njohuri për rregullat gjatë pandemisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës i fton të gjithë bashkatëdhetarëve që të mos nisen drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt dhe panjohuri për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit”, thanë nga Zyra për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës./ Gazeta Sinjali/