image Nis takimi Thaçi - Grenell, a do të arrihet sonte marrëveshja për hekurudha

Kosovë

Politikë/ Nis takimi Thaçi – Grenell, a do të arrihet sonte marrëveshja për hekurudha

news image

Ka filluar takimi mes Presidentit, Hashim Thaçi, dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, në Mynih të Gjermanisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas presidencës, ata pritet të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe për hapat e ardhshëm për arritjen e marrëveshjes finale për njohjen reciproke mes dy shteteve, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet edhe për marrëveshjen për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi, për të cilën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq paralajmëroi sot, se do të nënshkruhet më 14 shkurt (nesër). /Gazeta Sinjali/