Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas këtij takimi Rama dhe Kurti do t’u drejtohen mediave në një konferencë.
Kryeministri shqiptar gjatë ditës do të takojë edhe liderët opozitarë dhe akademikun, Rexhep Qosja.
Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Ramës pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës.
Agjenda e plotë:
10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);
11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);
12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);
12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);
12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);
13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;
15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).