image Nis takimi Kurti-Mustafa, pritet të ndahen postet qeveritare

Kosovë

Qeveria/ Nis takimi Kurti-Mustafa, pritet të ndahen postet qeveritare

news image

Kryetarët e dy partive më të votuara në vend kanë nisur takimin e paralajmëruar për ta finalizuar harmonizimin e programeve qeverisëse.

Albin Kurti e Isa Mustafa kanë arritur në hotelin ku po mbahet takimi ndërmjet tyre në përpjekje për ta formuar qeverinë e re, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha dje se fokusi i diskutimeve të takimit të sotëm duhet të jetë te karriget e zbrazëta, si ajo e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Ka dy mbi javë që kanë përfunduar negociatat e grupeve punese të VV-së dhe LDK-së, e prej atëherë nuk ka pasur takim ndërmjet këtyre dy partive. /Gazeta Sinjali/

Dy partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, VV e LDK-ja kanë filluar sot nivelin politik të bisedimeve për t’u dakorduar edhe në disa çështje të mbetura për koalicionin që mund t’i çojë së bashku në qeveri, raporton Gazeta Express.

Tashmë në hotelin ku do të mbahet takimi kanë arritur të dy liderët, Albin Kurti i VV-së, e Isa Mustafa i LDK-së. Megjithatë, takimi po mbahet pa praninë e mediave.

Që nga 6 tetori dy partitë kanë filluar takimet në mes të grupeve punuse, derisa, tashmë në nivel të liderëve do të diskutohet për ndarje të ministrive e për dialogun.

Nuk është përjashtuar mundësia që të diskutohet edhe për pozitën e presidentit./GazetaExpress/