I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është duke u mbajtur takimi mes kryenegociatorëve mes palëve kosovare e serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak tha se pjesë e agjendës është edhe çështja e targave, e cila e ka afatin e fundit sot, raporton Gazeta Sinjali.
“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara nga dialogu dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”.
Today’s Chief negotiators’ meeting between Kosovo and Serbia is well under way. We have a full agenda of current issues, including licence plates, implementation of past Dialogue agreements and preparing the ground for a next High-level meeting. pic.twitter.com/MdzJzdRIjI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 21, 2022
Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë edhe dje kanë zhvilluar takime në Bruksel, derisa emisari Lajçak kishte qëndruar në Beograd në një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq.