image Nis takimi i Philip Kosnett me LDK-në

Kosovë

Nis takimi i Philip Kosnett me LDK-në

news image

Sapo ka filluar takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës me ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Pjesëmarrës në këtë takim janë edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Vjosa Osmani.

Takimi po mbahet me dyer të mbylluara, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, raporton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, zyra për komunikim në LDK ka bërë të ditur njoftimin se sot Isa Mustafa do të takohet me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

 “Sot (e hënë), më datë 5 gusht 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Takimi po ndodh pas rizgjedhjes së Mustafës kryetar i partisë./Sinjlai/