image Nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër

Politikë

Maqedoni/ Nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër

news image

Ka filluar takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, në të cilin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, para kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq do të prezantojnë deklaratën me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Sinjali/