Pak minuta më parë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Sinjali.
Në rend të ditës procedimi në qeveri të nismave ligjore për pandeminë Covid-19.
“1.1.Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. 1.2.Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19”, 1.3.Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007”, është bërë e ditur përmes komunikatës.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, mbledhja po zhvillohet pa prezencën e mediave./GazetaSinjali/