image Nis takimi i jashtëzakonshëm Macron-Thaçi-Vuçiq, konfirmohet nga Presidenca

Kosovë

Politikë/ Nis takimi i jashtëzakonshëm Macron-Thaçi-Vuçiq, konfirmohet nga Presidenca

news image

Gjatë kohës sa po mbahet Forumi i Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, po zhvillohet një takim trepalësh në mes tre presidentëve, Macron, Thaçi dhe Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zyra për media e Presidentit Thaçi.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, në orën 12:45 ka nisur një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.

Ndryshe, Macron ka mbajtur edhe takime ndaras me presidentin kosovar Thaçi dhe atë serb Vuçiq. /Gazeta Sinjali/