image Nis takimi i dytë në Bruksel Kurti-Vuçiq

Politikë

Nis takimi i dytë në Bruksel Kurti-Vuçiq

news image

Në Bruksel, ka filluar takimi i dytë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Këtij takimi i kanë parapri takimet ndaras të Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se tema kryesore në këtë takim do të jenë të zhdukurit.

Ndërsa pala serbe ka thënë se do të insistojë për formimin e asociacionit.

Takimi i parë i zhvilluar më 15 qershor nuk solli ndonjë progres.

Kreu i ekzekutivit kosovar kishte propozuar disa pika të cilat ishin refuzuar nga pala serbe.

Javën e kaluar në Bruksel po ashtu është zhvilluar një takim i nivelit të lartë në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh./Gazeta Sinjali/