Ka nisur takimi mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Gjenevë. Para takimit historik në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë, ata u fotografuan duke shtrënguar duart, transmeton Gazeta Sinjali.
Të dy presidentët qëndruan jashtë rezidencës me presidentin zviceran, Guy Parmelin, i cili bëri komente të shkurtra duke mirëpritur të dy udhëheqësit.
Parmelin tha se ai u uroi udhëheqësve një “dialog të frytshëm”, raporton CNN.
Të dy presidentët shtrënguan duart dhe më pas kanë hyrë në villën e shekullit 17 për raundin e tyre të parë të takimeve.
Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarët dhe tani kjo është konfirmuar, derisa edhe nga ana e presidentit rus kanë njoftuar se ai do të prononcohet i vetëm.
Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov./GazetaSinjali/