image Nis shitja e biletave në të zezën, çmimi shkon deri në 50 euro

Kosovë

Paligjshëm/ Nis shitja e biletave në të zezën, çmimi shkon deri në 50 euro

news image

Ka nisur pazari për shitjen e biletave në të zezën për ndeshjen Kosovë-Angli që pritet të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Sinjali.

Si edhe ndeshjet e kaluara, persona të ndryshëm kanë publikuar ‘oferta’ për shitjen e këtyre biletave. Biletat kanë çmime të ndryshme, shuma shkon deri në 50 euro. Këto postime janë bërë në faqen online ‘merr-jep’.

Ka edhe të interesuar për të blerë bileta në të zezën përmes kësaj faqe.

Nuk dihet nëse Prokuroria Speciale do të nisë hetime ndaj personave që po provojnë të shesin bileta në mënyrë të kundërligjshme.

Ndryshe, sajti që ofron blerjen zyrtare të biletave ka rënë nga funksioni disa minuta para se të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian në futboll Kosovë – Angli.

Sipas kompanisë së autorizuar nga FFK për shitjen e biletave ‘Tiks.app’ kjo ka ndodhur për shkak të mbingarkesës. /Gazeta Sinjali/