image Bie nga sistemi sajti, flet kompania e autorizuar për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë- Angli

Dështim/ Bie nga sistemi sajti, flet kompania e autorizuar për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë- Angli

news image

Sajti që ofron blerjen zyrtare të biletave ka rënë nga funksioni disa minuta para se të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian në futboll Kosovë – Angli.

Kompania e autorizuar nga FFK për shitjen e biletave tiks.app ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të mbingarkesës.

Tiks.app njofton se faqja do të rikthehet në funksion së shpejti.

Në vijim njoftimi i plotë

Lajmerim!

Pershkak te ngarkeses shum te madhe momentalisht qasja ne ëebfaqe-n tone eshte e pamundur. Shume shpejt faqja do te jete aktive perseri.

Shpresoj te kemi mirekuptimin e juaj pasi qe kerkesa eshte jashtezakonisht shume e madhe.

Faleminderit!