Ka filluar seanca statusore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Specialja kishte njoftuar pas seancave fillestare se më 18 nëntor do të mbajë seancën statusore duke filluar nga ora 11:00, mirëpo kjo seancë ishte shtyer për 45 minuta.
Kjo seancë shërben për bashkërendim të komunikimit mes prokurorëve dhe të akuzuarve, për çështje të nxjerrjes së provave dhe mbajtjes së gjykimit para se rasti të kalojë te trupi gjykues.
Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte.
Ata u paraqitën për herë të parë para Speciales në fillim të nëntorit./Gazeta Sinjali/