image Nis Samiti në Vjenë, ku po merr pjesë edhe Kurti

Politikë

Nis Samiti në Vjenë, ku po merr pjesë edhe Kurti

news image

Në shtetin e Austrisë është duke u mbajtur Samiti i Vjenës me Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë takim i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti, transmeton Sinjali.

Temat kryesore të takimit në këtë Samit janë lufta kundër migracionit të paligjshëm, perspektiva e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe mbështetja ekonomike që do iu ofrohet këtyre vendeve pas krizës.

Në këtë Samit po marrin pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ai i Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Belinda Balluku nga Qeveria e Shqipërisë. /GazetaSinjali/