Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaç ka deklaruar se në Samitin e Zagrepit do të theksojë nevojën e qytetarëve të vendit për liberalizimin e vizave dhe për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë Covid-19.
Ky Samit ka nisur sot, përmes videolidhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur presidenti përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/