image Nis raportimi me dyer të mbyllura i drejtorit të AKI-së për helmimet në Deçan

Siguri

Nis raportimi me dyer të mbyllura i drejtorit të AKI-së për helmimet në Deçan

news image

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka filluar raportimin para Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimet në Komunën e Deçanit, përcjell Gazeta Sinjali.

Raportimi i Ajetit është duke u bërë pa praninë e mediave.

Kujtojmë se që nga dita e martë Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e emergjente, kjo pasi që në këtë komunë që nga dita e shtunë mbi 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF, kjo pasi që dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijes./Gazeta Sinjali/