image Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara - Sinjali

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka konfirmuar se numri i fletëvotimeve që do të numërohen është 15.482 vota.

Gjatë ditës së sotme në QNR do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta. Numri i fletëvotimeve që do të numërohen është 15.482”, ka thënë ai.

Më tutje, Elezi tha se në rast që përfundon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta gjatë ditës së sotme, nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Mundet që gjatë ditës së mërkurë me datë 27 tetor të shpallet rezultati përfundimtar të zgjedhjeve të rangut të parë, për kryetar të komunave”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin