Ka filluar përballja ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë saudite, e vlefshme për grupin C të Kampionatit Botëror.
Kjo është sfida hapëse për këto dy skuadra, derisa pritjet janë të mëdha nga Argjentina e cila në krye me kapitenin Lionel Messi synon që ta fitojë këtë Botëror, transmeton Klan Kosova.
Skuadrat e kanë nisur sfidën me formacionet e mëposhtme:
Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Papu Gomez; Messi, Lautaro Martinez, Di Maria.
Arabia Saudite: Alowais; Abdulhamid, Altambakti, Albulayhi, Alshahrani; Alfaraj, Kanno, Almalki; Albrikan, Alshehri, Aldawsari.