Kryetari LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa tanimë janë takuar në Kuvendin e Kosovës.
Takimi i sotëm i Kurtit e Mustafës po mbahet në përpjekje për ta arritur marrëveshjen e shumëpritur për formimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Para takimit, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është shprehur se marrëveshja do të arrihet.
Këto takime ndërmjet liderëve vijnë pas një sër takimesh ndërmjet grupeve parlamentare të partive.
Deri tash, problemi i vetëm në negociatat për formimin e qeverisë është thënë të jetë posti i presidentit. /Gazeta Sinjali/