image Nis mbledhja në LDK e thirrur nga Isa Mustafa, mungon Vjosa Osmani

Kosovë

Nis mbledhja në LDK e thirrur nga Isa Mustafa, mungon Vjosa Osmani

news image

Ka nisur takimi i Isa Mustafës me Grupin Parlamentar në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje është bërë e ditur se deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkretë dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa, do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.

Deri tash kryparlamentarja Vjosa Osmani nuk është parë në selinë e partisë. /Gazeta Sinjali/