Ka filluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Prezent janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Agjenda e plotë:
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë.
Ndërsa këto janë 16 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në mes të dy Qeverive:
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit
Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)
Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Republikës së Kosovës “Për ndihme te ndërsjellët juridike ne çështjet civile dhe tregtare”
Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore
Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022.
Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.
Protokoll Bashkepunimi Ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Kosoves per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar.
MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.
Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave).
Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.
Manuali Per proceduart standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice.
Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës. /GazetaSinjali/