Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocave “Mos ma kufizo lëvizjen”, ku është duke u zhvilluar në sheshin e Prishtinës.
Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është duke u zhvilluar marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”, që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.
Në këtë marsh ku janë përfshirë disa qytetarë po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti me kryekuvendaren Vjosa Osmanin./ Gazeta Sinjali/