image Nis kthimi i serbëve në Gjakovë, tri familje arritën të premten

Sociale

Nis kthimi i serbëve në Gjakovë, tri familje arritën të premten

news image

Qytetarët e komunitetit serb kanë filluar që të kthehen në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i ka thënë Sinjalit se të premten, në këtë qytet kanë mbërritur tri familje serbe.

Ai thotë se këto familje janë vendosur në lagjen “Orize” në Gjakovë, në banesat e elektromotorit dhe Komunës, në rrugën “Bujar Roka”.

Ky sinjalizues bëri të ditur se kohë pas kohe, këto familje vizitohen nga Policia e Kosovës.

Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një përgjigje nga policia e rajonit të Gjakovës për këtë rast, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë./Gazeta Sinjali/