image Nis gjykimi ndaj kosovarit që kërcënoi me granatë dore shitësen zvicerane

Diasporë

Nis gjykimi ndaj kosovarit që kërcënoi me granatë dore shitësen zvicerane

news image

Në Zvicër ka filluar gjykimi ndaj 32-vjeçarit kosovar, i cili në gusht të vitit 2020 në një pikë karburanti në Belp të Bernës, kishte kërcënuar shitësen me një granatë dore.

Sipas raportimit të medieve zvicerane, kosovari kishte hyrë në dyqan pak para mbylljes dhe kishte kërkuar një pako cigare, por kur shkoi të bëjë pagesën, nuk nxori kuletën nga xhepi por një granatë dore e cila e tronditi shitësen.

Ai po kërkonte para dhe, siç shkruan “Berner Zeitung”, për të theksuar më qartë qëllimin e tij, ai kishte manipuluar gjilpërën e sigurisë së granatës së dorës.

Shitësja ishte aq e shqetësuar sa nuk mundi ta hapte menjëherë arkën e parave. Por kur arka më në fund ishte hapur, grabitësi tashmë kishte dalë nga pika e karburantit, pa plaçkitur asgjë.

Policia ka arritur të identifikojë me shpejtësi autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit të mëpasshëm të shtëpisë, policia ka gjetur një granatë  te 32-vjeçari kosovar.  Ai fillimisht e kishte mohuar krimin.

Por, megjithatë, në saje të provave të shumta, i dyshuari doli të jetë pikërisht kosovari.

Jo shumë larg vendit të krimit, u gjet një kapele bejsbolli me ADN-në e tij, që i ngjan asaj të kapur nga kamerat e vëzhgimit. Një matje biometrike midis fizikut të tij dhe regjistrimeve me video përputhej gjithashtu.

Në seancën e së mërkurës i akuzuari ka pranuar veprën penale. Në gjykatë ai tha se granatën e kishte marrë vite më parë si “suvenir” . Por, ai nuk tregoi se kush ia kishte dhënë “suvenirin”.

Kosovari po ashtu thënë se e kishte ndërprerë vullnetarisht grabitjen pasi kishte parë se sa e frikësuar kishte qenë punëtorja e arkës.

Por prokurorja përgjegjëse nuk i beson atij. Në procesin gjyqësor ajo ka përshkruar se sa e rrezikshme ishte situata. Gjithashtu ajo ka treguar se shitësja e sulmuar ende vuan nga stresi post-traumatik dhe po trajtohet nga mjekët.

Prokuroria publike kërkon dënim me burg pa kushte prej 44 muajsh dhe 8 vjet dëbim nga vendi. Mbrojtja, nga ana tjetër, kërkon  dënim me kusht me burg prej dymbëdhjetë muajsh dhe heqje dorë nga dëbimi.

Në Zvicër, nuk dënim për posedim të granatës së dorës. Kjo ndodh për shkak të një zbrazëtie ligjore në Ligjin mbi Materialet e Luftës, ka thënë prokurorja për gazetën, transmeton albinfo.

Ndalohet vetëm importi, eksporti apo tregtia me armë por jo edhe posedimi.

/GazetaSinjali/