image Nis gjykimi ndaj kosovarit që akuzohet se ka vrarë kunatën në Gjermani

Diasporë

Nis gjykimi ndaj kosovarit që akuzohet se ka vrarë kunatën në Gjermani

news image

Një burrë 48 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Löhne, (Landi Nordrhein Westfallen, Gjermani), po akuzohet se ka qëlluar për vdekje kunatën e tij 33-vjeçare, para fëmijëve të saj.

Për këtë vepër të rëndë penale ai ka qëndruar në bankën e zezë të Gjykatës së Qarkut në Bielefeld që nga e marta, shkruan dpa.de.

Tre fëmijë adoleshentë kanë parë nënën e tyre duke vdekur në apartament, ka deklaruar vëllai i të pandehurit si dëshmitar në fillim të gjykimit.

Sipas zyrës së prokurorit publik, i pandehuri nga Kosova në të vërtetë kishte për qëllim të vriste gruan e tij pasi që ajo ishte ndarë nga ai.

Vëllai dhe kunata e kishin vizituar ish-bashkëshorten e vëllait për t`i shprehur mbështetje.

/GazetaSinjali/