image "Nipi im me foto të Vjosës", Ganimete Musliu reagon për fëmijët me foto të Osmanit dhe Konjufcës në Kuvend

Politikë

“Nipi im me foto të Vjosës”, Ganimete Musliu reagon për fëmijët me foto të Osmanit dhe Konjufcës në Kuvend

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu thotë se ka qenë prezente kur disa fëmijë u fotografuan me foto të liderëve në duart e tyre, shkruan Sinjali.

Sipas saj, fotografitë ua dhanë nga administrata e Kuvendit, dhe se për këtë gjë nuk duhet gjykuar mësimdhënësit.

Tutje ajo shtoi se edhe nipi i saj ishte njëri nga fëmijët me fotografinë e presidentes Osmani.

“Mos i gjykoni mësueset, fotot fëmijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjetër aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetëm të sfilojnë me këto foto. Nipi im me foto të Vjosës. Isha prezent gjatë ceremonisë së fotografimit. Fëmijët janë të pafajshëm mësueset po ashtu. Historinë s’mund ta ndryshoj ndokush! Gëzuar ditëlindjen e 14-të Kosovë!” ka shkruar deputetja në profilin e saj në Facebook.

/GazetaSinjali/