Nicki Minaj është bërë nënë për të parën herë, duke realizuar ëndrrën e saj për të pasur një familje. Ajo ka sjellë në jetë engjëllin e saj ditën e kaluar por nuk ka zbuluar asgjë rreth bebit.
Nicki dhe bashkëshorti i saj Kenneth Petty janë bërë me djalë dhe po shijojnë momentet e para të prindërimit. Ata do të mbajnë sekret çdo gjë rreth të voglit të tyre.
Minaj i dha fund beqarisë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa pritja e ëmbël erdhi shumë shpejt nga kurorëzimi i dashurisë me Petty-n në martesë. Tashmë, fansat janë sy e veshë për të dëgjuar më shumë rreth ardhjes së bebushit në jetë. /Gazeta Sinjali/