image Ngujohen dy familje nga bora e madhe në Bjeshkën e Rugovës - Sinjali

Ngujohen dy familje nga bora e madhe në Bjeshkën e Rugovës

news image

Nga reshjet e mëdha të borës kanë pësuar dy familje, pasi që kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Patrulla kufitare e Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të iu ofruar ndihmë familjeve, por për shkak të kushteve të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora në fshat policia ka arritur pas disa orëve.

Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë.

Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë, pastaj është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe borë
Mund të jetë një imazh i rrugë dhe borë
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe borë
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe borë

Shpërndaje artikullin